E pranon Koeman-i: Do të doja të kisha në skuadër një qendërsulmues

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka pranuar se dëshiron transferimin e një qendërsulmuesi. Barcelona e lejoi sulmuesi Luis Suare të largohet për tu transferuar të Atletico Madrid-i, por ende s’kanë gjetur pasuesin, tranmseton portali arbresh.info.

Lautaro Martinez, Memphis Depay dhe Willian Jose janë në listën e klubit blaugranas, derisa Koeman ka pranuar se do e donte një qendërsulmues.

“Është gjithmonë mirë që në skuadër të këtë një numër nëntë, për të qenë një sulmues me tepër në sulm”.

“Por, ne mund të luajmë perfekt edhe pa një qendërsulmues në fushë”, deklaroi ai.

Dje Barcelona fitoi me rezultat bindës 4 – 0 kundër Villarreal-it.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu