E pret “ferri” në Beograd, Shaqiri godet: Nuk frikësohem aspak

Sulmuesi shqiptar, Xherdan Shaqiri është shprehur se është i gatshëm të udhëtoj drejt Serbisë edhe pas zërave e “kercenimeve” të këtyre të fundit.

Liverpool ka një ndeshje kundër Crvena Zvezdes në Ligën e Kampionëve me datë 6 nëntor, dhe pikërisht kjo ndeshje ka bërë që shumë huliganë serb të sulmojnë Shaqirin por ky i fundit duket se nuk është trembur aspak.

“Nuk frikësohem aspak. I kam lexuar ato që janë shkruar, ama nuk ia kam frikën askujt!”, në përfundim të ndeshjes Angli-Zvicër.

“Jam i lumtur kur shoh çfarë lojtarësh nuk ia dalin të futen as në stol. Duhet të punoj fort çdo ditë në stërvitje për ta treguar veten. Kam marrëdhënie të mira me trajnerin dhe gjithë të tjerët”, tha Shaqiri. /Albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu