Zëvendës ministri i mbrojtjes në Maqedoni nga rradhët e Bashkimit Demokratik për integrim Bekim Maksuti, në emisionin televiziv “Shkurt e Shqip”, është pyetur mes tjerash edhe nga një pyetje “me spec”, ku kishte brenda edhe përgjigjen, shkruan InfoShqip.
Kush e ka shkruar “Mesharin” e Gjon Buzukut, e pyet gazetarja Zv. ministrin. Meshari është një vepër e shkruar nga Gjon Buzuku dhe gazetarja i kishte dhënë njëherazi edhe përgjigjen, por Maksuti përvec faktit që nuk e dinte autorin e vërtetë të saj, nuk arriti të përfitojë nga rasti ku atë e kishte brenda pyetjes.
Maksuti tha që ka dëgjuar disa pyetje që drejtohen të rinjve se kush e ka shkruar “Mesharin” e Gjon Buzukut, dhe është për të ardhur keq që një përgjigje të tillë nuk e dinin dhe në fund tha se autor i saj është Marin Barleti.
Për më shumë ndiqeni të plotë videon në vijim./InfoShqip.com










