E rëndë në Itali, punëtori shqiptar bie nga çatia e magazinës ku punonte dhe humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. 43-vjeçari shqiptar, Andi Rexhepi ka humbur jetën pasi ra nga çatia e magazinës ku punonte prej 10 muajsh.

Mediat huaja shkruajnë se 43-vjeçari, babai i një vajze adoleshente, po riparonte çatinë e magazinës së dëmtuar nga stuhia e breshërit që përfshiu qytetin e Carpenedolos.

Latësia e magazinës ishte 7 metra.

Në lidhje me aksidentin në vendin e punës, ishin kolegët e shqiptarit që njoftuan ambulancën dhe autoritetet përkatëse.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu