Kryeministri Ramush Haradinaj ka komentuar sërish dhurimin e kravatave që ia bënë qytetarët, në shenjë revolte për pagën e rritur të tij.
Haradinaj në një intervistë për RTV Dukagjini ka thënë se e ka pasur plan që t’i merrte ato kravata dhe t’i ruante si dhuratë në zyrën e Qeverisë.
‘’E kam pasë plan me i marrë dhe me i pastru, me i vendos si dhuratë që i merr Qeveria’’, ka thënë Haradinaj, transmeton Periskopi.
Ai thotë se këtë gjë do ta bënte sikur organizatorët t’i kishin sjellur në mënyrë protokolare.
”Po ti kishin pruar në mënyrë protokolare, por ata i kanë sjellur në shesh. S muj me shku me i mbledh në shesh. I kisha marr, i kisha falënderu’’, ka shtuar Kryeministri Haradinaj.
Të martën, janë dërguar mbi 300 kravata para objektit të Qeverisë, pas deklaratës së Haradinajt se i duhet rritja e pagës për blerjen e këmishave dhe kravatave./Periskopi/








