Ka dalë ekspertiza zyrtare në lidhje me vdekjen e 16-vjeçarit nga Laçi në natën e ndërrimit të viteve. Burime zyrtare bëjnë me dije se Klejdi Gjeta ka humbur jetën si pasojë e një plumbi qorr i cili është gjetur në kokën e adoleshentit.
Fillimisht u dyshua se Klajdi Gjeta ka humbur jetën për shkak të një keqfunskionimi të fishekzjarrit që po ndiste në momentet e tragjedisë.
Adoleshenti kishte hipur në tarracën e shtëpisë për të hedhur fishekzjarre dhe trupi i tij është gjetur pak minuta më vonë nga familja e tij. /albeu.com/











