E vranë qëllimisht? Zbulohen detaje të frikshme për aksidentin ku vdiq 23-vjeçarja

Ndërkohë që vazhdojnë hetimet në lidhje me aksidentin e mbrëmshëm në Maminas, misteret rreth ngjarjes sa vijnë e shtohen.

Fillimisht u bë më dije se 23-vjeçarja, Elena Avdillari, ishte nisur drejt portit të Durrësit ku si destinacion do të kishte Italinë, por është kthyer për mungesë dokumentash.

Por ky fakt është hedhur poshtë nga Policia Kufitare e cila ka mohuar se Elena Avdillari është paraqitur në port për të firmosur letrat.

Rikujtojmë se 23-vjeçares Elena Avdillari iu gjet në çantë një biletë udhëtimi me traget për në Bari.

E reja ka marrë taski për t’u rikthyer në Tiranë, Kombinat, por udhëtimi u pre në mes pasi taksia u përplas nga “Benzi” duke shkaktuar dy viktima.

23-vjeçarja rezulton e martuar dhe jetonte në Kombinat në Tiranë.

Policia ka identifikuar shoferin e makinës Fatjon Zhaporja dhe pritet arrestimi i tij.

Në lidhje me këtë ngjarje policia po punon në dy pista pasi dyshohet se aksidenti mund të ketë qënë i qëllimshëm. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu