E zë orteku në Brezovicë, humb jetën i riu, dyshohet të jetë djali i zëvendësministrit Daci

Personi që sot humbi jetën nga orteku i borës në Brezovicë, dyshohet të jetë Arian Daci, djali i ish kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Dacit, raporton Gazeta Metro.

Ilir Morina, drejtori i Agjencisë për Mbrojtje të Mjedisit në Kosovë, ka thënë se nga orteku që ndodhi në Brezovicë, një person ka vdekur.

Orteku i borës ka ndodhur rreth orës 15:00. Mbikëqyrësi i qendrës që e ka angazhuar agjencia, ka shpëtuar një person, duke e nxjerr në çastet e fundit të jetës.

Por, konfirmohet se viktima është djali i Nexhat Dacit, Arian Daci. Vdekjen tragjike të zëvendësinistrit e ka konfirmuar, Ben Islami në facebook.

Arian Daci, 40 vjeçar ka qenë farmacist me profesion, Njihej si sikajtor, që preferonte shtigjet ekstreme të skijimit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu