Ed Sheeran shpërthen në lot teksa këndon këngën kushtuar vajzës së tij

Këngëtari me famë botërore, Ed Sheeran pati rastin që të performojë në funeralin e Michael Gudinski në Melbourne, ku këndoi këngën e re, të cilën ia kushtoi vajzës së tij, Lyra.

Mirëpo, gjatë interpretimit të këngës artistin e tradhëtuan emocionet dhe shpërtheu në lot. “Nuk kam qenë asnjëherë në nervoz. Më falni nëse i ngatërroj tekstet”, u shpreh ai.

Ed Sheeran zbuloi se këtë këngë për vajzën e kishte shkruar në karantinë. Këngëtari dhe partnerja e tij Cherry Seaborn, u bënë prindër për herë të parë në gusht të vitit 2020.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu