Portali Dosie.mk ka publikuar bomba të improvizuara të punuara me dorë, të cilat ishin vendosur 27 prillin e përgjakshëm të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë, transmeton INA.
Sipas portalit, qëllimi i tyre ishte kundër deputetëve të maxhorancës e cila kishte votuar kryeparlamentarin Talat Xhaferi dhe ishte në rrugë për zgjedhjen e Qeverisë. Në aktakuzën e ngritur nga prokuroria për 27 prillin thuhet: i akuzuari Lazarevski Jovançe rreth orës 20.40 në katin e parë të Kuvendit nën tavolinën e punës në zyrën nr.116 dhe 118, që janë të lidhura me tyre kishte vendosur eksploziv të improvizuar – dy mjete piroteknike me gas butan të kompriminuar me sasi prej 300 ml të lidhura njëra me tjetrën”. (INA)










