Edhe Ivanov përshëndet nënshkrimin e Protokollit por njëkohësisht ndjen keqardhje

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov ka përshëndetur nënshkrimin e Protokollit Qasës për anëtarësimit të vendit në NATO.

“Presidenti i Maqedonisë vlerëson se për fat të keq, mbetet fakti se nënshkrimit të sotëm të Protokollit i ka paraprirë nënshkrimi i marrëveshjes për ndryshim të emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë, që i ka shkaktuar dëm të përhershëm interesave nacionale të Maqedonisë”, thuhet në kumtesë.

Vendi i 30-të në NATO për Republikën e Maqedonisë ishte i merituar, shtohet në kumtesë, duke marrë parasysh se ka vite që janë plotësuar standardet në mbrojtje dhe gatishmërinë ushtarake të Armatës së Republikës së Maqedonisë, si rezultat i kontributit të të gjitha qeverive në Republikës së Maqedonisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu