Pas iniciativës së vendeve anëtare të NATO-s në botë për të dëbuar diplomatë të Rusisë nga përfaqësitë diplomatike, edhe Maqedonia është bashkangjitur kësaj iniciative dhe ka Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë ka vendosur që të dëbojë diplomatët rus nga vendi.
”MPJ është në komunikim të ngushtë me bashkëpunëtorët tanë në BE dhe NATO dhe në solidarizim me Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën e Veriut, dhe ka vendosur që të largojë nga vendi një diplomat rus nga Maqedonia, shkaku i i incidentit me agjentin Skripal” thonë nga MPJ.
Arsye për këtë sipas MPJ-së është përdorimi i armëve nukleare, në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.
Përndryshe, këto ditë, nga 14 shtete janë larguar gjithësejt 30 diplomatë rus. /Telegrafi/










