Edhe me Shqipërinë Maqedonia vendos “One-stop-shop”

One-stop-shop përveç me Serbinë, Maqedoninë do të vendos edhe me Shqipërinë. Vendimi për vendosjen e kontrolleve të përbashkëta të organeve kompetente të Republikës së Maqedonisë dhe të Republikës së Shqipërisë në vendkalimin kufitar Qafë Thanë – Kaftane u pranua në seancën e sotme të Qeverisë.

Qeveria e obligoi Ministrinë e Financave përmes drejtorisë doganore në afat prej 15 ditëve përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë ta informojë Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë për harmonizimin nga nevoja për arritjen e Marrëveshjes dhe për përdorimin nga formimi i delegacionit për fillimin e procedurës për zhvillimin e negociatave për arritjen e Marrëveshjes për vendosjen e kontrolleve të përbashkëta kufitare në VK Qafë Thanë-Kaftane.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu