Edhe një deputet shqiptarë në rradhët e LSDM, Murtezani në vend të Boçvarskit

Një tjetër deputet shqiptarë nga rradhët e LSDM së Zoran Zaev do të ulet në parlamentin republikan, njofton Zhurnal.mk

Të gjithë këto ndryshime po bëhen për shkak të përfundimit të zgjedhjeve lokale ku LSDM në këtë cikël zgjedhor në nivel lokal ka garuar me një pjesë të madhe të deputetëve të cilët u zgjodhën edhe në krye të komunave.

Kështu, si kryetar i komunës së Shtipit u zgjodh ish deputeti Blagoj Boçvarski ndërkohë që në vend të tij si deputet vjen Agim Murtezani poashtu nga rradhët e LSDM-së.

Murtezani është një tjetër shqiptarë i partisë së Zaevit që tashmë është ulut në parlamentin republikan si deputet duke lënë kështu postin e kryeinspektorit të pushtetit lokal ku zëvendësoi atje Shehtanskin.

Ai vjen nga zona e III-të zgjedhore nga Komuna e Çashkës ndërkohë që banon në fshatin Jabollçishtë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu