Edhe një herë shpëtimtar i Man United, Ronaldo reagon pas ndeshjes me Atalantën

Cristiano Ronaldo edhe një herë është kthyer në “heroin” e Manchester United në Champions League. CR7 shënoi një dopiet kundër Atalantas në “Bergamo” për t’i siguruar një pikë në minutat e fundit ekipit të tij.

Pas ndeshjes ai ka reaguar duke u shprehur se “Djajtë e Kuq” besuan deri në fund dhe se është i lumtur që ai ka qenë deciziv.

Ishte një ndeshje e vështirë. Është gjithmonë e vështirë këtu, por besuam deri në fund se mund t’ia dalim. Unë kam ndihmuar skuadrën time të sigurojë një pikë dhe jam me të vërtetë i lumtur.

Nuk dorëzohemi kurrë dhe besojmë gjithmonë deri në fund. Për ne është një rezultat i mirë. Në fillim ishte e vështirë, e dinim që Atalanta do të na vendoste nën trysni, është gjithmonë e vështirë të luash kundër tyre. Ishim pak me fat në fund, por kështu është futbolli”, tha Ronaldo pas sfidës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu