Kryeministri i dorëhequr, Ramush Haradianaj ka zgjedhur të mbrohet në heshje përpara hetuesve të Prokurorisë Speciale për krime lufte, ku u intervistua deri para pak minutash.
Megjithatë, edhe pas intervistimit ai ka thënë se nuk e di se pse po dyshohet, shkruan Insajderi.
“Jo për me fsheh diqka, por nuk ka ndonjë përmbajtje që jam njoftuar me diçka, nuk e di pse jam i dyshuar. Roli në UÇK, por jo diçka në përmbajtje”, ka deklaruar Haradinaj nga Haga.
Ai gjithashtu tha se hetuesit nuk e kanë njoftuar për njonjë obligim tjetër përpos këtij intervistimi, me ç’rast ka deklaruar se do t’i kthehet skenës politike në Kosovë.










