Edhe pse izraelite, aktorja e famshme e refuzon çmimin prestigjioz nga Izraeli për shkak të vrasjeve të palestinezëve

Aktorja izraelite, fituese e çmimit Oskar, Natalie Portman, ka refuzuar të udhëtoj në Izrael dhe të pranojë një çmim prej 2 milionë dollarësh, të njohur si “Nobeli hebre”.

Ky refuzim i saj vie pasi ajo i cilëson si të “e pakëndshme” ngjarjet e fundit, duke iu referuar dhunës vdekjeprurëse kundër protestuesve palestinezë në Gaza.

“Ajo nuk mund marrë çmimin për shkak të ndërgjegjes” u tha në një deklaratë nga zëdhënësi i aktores.

Qeveria izraelite nuk ka humbur kohë, por ka kritikuar Portman, duke e akuzuar aktoren e lindur në Jeruzalem si “tradhtare e shtetit hebre”. /MESAZHI/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu