Edhe pse krizë, qytetarët e Maqedonisë me të madhe bëjnë rezervime për pushime

Edhe përkundër krizës dhe rritjes enorme të çmimeve të gjërave elementare ushqimore, qytetarët në Maqedoninë e Veriut me të madhe bëjnë rezervime për pushime në vendet turistike, kryesisht ato fqinje.

Sipas portalit Plusinfo, punonjësit e agjencive turistike janë të befasuar nga vala e madhe e të interesuarve që bëjnë rezervime për pushime në det.

“Punonjësit turistikë janë të befasuar nga interesimi i madh i qytetarëve, ndonëse i kanë rritur me 20% çmimet e aranzhimeve për shkak të rritjes së çmimeve të transportit dhe elementëve të tjerë që përfshihen në çmimin përfundimtar të tyre. Nga rreth 600 euro për person deri në mbi 1000 euro, në varësi të hotelit dhe kohëzgjatjes së pushimeve, qytetarët duhet të ndajnë për pushime”, shkruan ky portal, duke u thirrur tek agjencitë turistike.

Sipas tyre, rezervimet më të mëdha po bëhen në destinacionet si Greqia, Turqia dhe Egjipti, gjithashtu në Mal të Zi dhe Kroaci, ndërsa nuk përmendin Shqipërinë, edhe pse një numër i madh i qytetarëve kanë si destinacionin më të preferuar. /INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu