Edhe pse takimi zhvillohej në Siri, presidenti Assad ndalet nga ushtarët rusë që t’i afrohet Putinit derisa ai kalonte afër tij (VIDEO)

Ky është një moment i sikletshëm për presidentin sirian Bashar al-Assad i cili ndalet nga ushtarët rusë që mos të përcjell presidentin Vladimir Putin, edhe pse ishte nikoqir i këtij takimi dhe se dyshja po bëheshin gati të dalin para foltores për ta shpallur “fitoren” në këtë vend.

Presidenti rus dje ka deklaruar se aleanca e tij me Assadin ka qenë e suksesshme, dhe se Moska do të filloi të tërheq trupat nga ky vend ku për më shumë se pesë vite janë zhvilluar luftime të ashpra.

Por, të njëjtën ditë një moment i sikletshëm nuk i shpëtoi objektivit të kameramanëve, që filmuan momentin kur një ushtar rus detyron presidentin e Sirisë që të pret derisa Putin po parakalonte para tij.

Në video shihet një burrë i veshur me rroba ushtarake duke e kapur për dore Assadin për ta këshilluar që të mos ecë, derisa Putin së bashku me zyrtarët e kabinetit të tij po kalonte pranë tij.

Gjatë vizitës së tij në bazën ajrore afër qytetit Latakia, në verilindje të Sirisë, Putin deklaroi se ka urdhëruar tërheqjen e trupave ruse nga ky vend. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu