Edhe sa vite na duhen për anëtarësim në BE? Qytetarët të ndarë në mendime, disa thonë 5 disa 100 vjet (VIDEO)

Hapja e negociatave me Bashkimin Evropian është tema më e diskutuar në vend ditëve të fundit. TV21 realizoi një anketë me qytetarët e rastit. Disa ishin skeptik dhe nuk e shikonin si proces që do të ndodhi në një të ardhme të afërt, por kishte edhe prej tyre që thoshin se për 5 vite do të jemi pjesë e BE-së.

“Edhe 20 vite, kjo është vetëm një punë jo serioze, asgjë s’kanë për të bërë. Kot mundohen s’ka asgjë nga aty. Sepse nuk kemi Qeveri të aftë.”

“Edhe 10-të.”

Mendimi juaj për hapin e fundit që bëri Maqedonia?

“Katastrofë, katastrofë.”

“Jo më shumë se 5 vite. Do të hyjmë shumë shpejtë, do të shkojë shume lehtë, me Gjermaninë dhe Francën s’do të kemi problem. Shiko s’do të them mendim në televizion unë të them duket që çdo gjë shkon në drejtim të duhur. Para ka sa të duash kupton, do të bëhen shumë para kupton, më beso kupton, në rregull vëlla?!”

“Ohhh, asnjëhrë s’kemi për të hyrë!”

“Vetëm zoti e din atë!”

“Ehh, të gjithë janë hajdutë! Edhe 100 vite! Të gjithë janë hajdutë!”

“Edhe pesë vite!”

“Për Maqedoni po flas, normalisht tani flitet që do të hyjë, por me këtë standard shumë vështirë!”

Edhe sa vite përshembull?

“Nuk di çfarë të them vetëm se njëherë për njëherë duket që është vështirë!”

“Po varet, sikur po e shoh ndoshta do të ketë më shpejtë se sa përpara. Për arsye lufta në ukrainë e ku e di unë, tani më të zëshëm janë për integrimin e Ballkanit.”

Ndërkaq Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh vend kandidat për në BE, më 19 Korrik mbajti konferencën e parë ndërqeveritare në Bruksel, ndërsa tani po vijon procesi i skriningut.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu