Edhe shumë mbështetës të Luizit, mendojnë se këtu ai ‘gaboi’

Ndodhi dhe ajo që nuk e kishim menduar se do ndodhte ndonjëherë këtë Big Brother: Ndjekësit dhe adhuruesit e Luizit, mendojnë se ditën e sotme, këngëtari “e teproi”.

Në një lojë të organizuar nga “vëllai i madh”, vajzat duhej të mos u flisnin djemve. Këta të fundit vendosën të bënin çmos që atyre t’u prishej loja. Me këtë synim, Luizi vendosi Kiarën në një cep të tualetit dhe brenda pak minutash, ajo filloi të ndihej keq, t’i merrte fryma dhe rrjedhimisht, të kërkonte ndihmë.

“Hera e parë që nuk jam dakord me veprimin e Luizit”, shkruan dikush.

Të tjerë thonë:

“Luizi ka kaluar çdo limit, shumë keq”, “Po e prish lojën Luzi. As nuk më pëlqen fare”, “Shumë gabim Luizi”, “Sot e prishi fare muhabetin, s’bëhet ajo gjë edhe për çfarë? Për një lojë. Unë e shihja nga TV dhe doja të qaja, kurse ai që e dashuron s’e vrau hiç mendjen”, “Luizi sa vjen e po e tepron më shumë”, “Sot gaboi Luizi shumë” etj.

Shumë prej këtyre komenteve kanë një numër të konsiderueshëm pëlqimesh, duke treguar se nuk janë të paktë njerëzit që mendojnë njësoj.

Sigurisht, që ka dhe nga ata që thonë se “ishte vetëm një lojë”, “Kiara e ekzagjeroi” etj.

Megjithatë, si rrallëherë, edhe fansat e Luizit kësaj radhe pranuan (ndoshta) “gabimin” e të preferuarit të tyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu