LAJM I FUNDIT: 15 “Komitë” sulmojnë dy punonjës shqiptarë të higjienës natën e 28 Nëntorit në Shkup

Natën e 28 Nëntorit, ditën më të shenjtë për çdo shqiptar, dy punonjës shqiptarë të higjienës komunale u sulmuan barbarisht në Shkup. Sipas burimeve të PaCensurë, i sulmoi një grup prej rreth 15 “komitësh”.

Dy punëtorët, që në atë kohë po bënin punën e tyre të ndershme për pastërtinë e qytetit, u rrahën pa asnjë arsye. Të plagosur, ata përfunduan në Urgjencën e Shkupit.

Po priten detaje edhe nga policia për rastin në fjalë./paCenzur


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu