Më shumë vdekje se lindje në Maqedoninë e Veriut, popullsia vazhdon të tkurret!

Maqedonia e Veriut po përballet me një bilanc gjithnjë e më shqetësues demografik. Gjatë tre muajve të verës së këtij viti, në vend kanë ardhur në jetë më pak fëmijë, ndërsa numri i personave që kanë ndërruar jetë ka qenë më i lartë se ai i të porsalindurve, përcjell TV21. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, në tremujorin e tretë të vitit 2026 janë regjistruar 4.160 lindje të gjalla, që është 4,8 për qind më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në të njëjtën periudhë kanë ndërruar jetë 4.807 persona, ose 0,1 për qind më shumë se në tremujorin e tretë të vitit 2025. Mes tyre janë edhe 19 foshnje.

Kjo do të thotë se për çdo 100 lindje janë regjistruar rreth 116 vdekje, ndërsa bilanci natyror i popullsisë mbetet negativ. Në total, numri i të vdekurve tejkalon atë të të lindurve për 647 persona.

Ndërkohë, gjatë periudhës korrik-shtator janë lidhur 3.524 martesa, 0,5 për qind më shumë krahasuar me vitin e kaluar. Në të njëjtin tremujor janë regjistruar edhe 397 divorce.

Shifrat tregojnë se edhe këtë vit, Maqedonia e Veriut po humb më shumë banorë sesa po fiton përmes lindjeve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu