Edhe sot numër i frikshëm i viktimave nga koronavirus në Itali: Kaq viktima vetëm në 24 orët e fundit

Numri i të vdekurve në Itali si pasojë e virusit Covid-19 nuk po shënon ulje të madhe gjatë këtyre ditëve kur ky virus ka arritur kulmin në këtë vend. Së fundmi është raportuar se janë regjistruar 756 viktima vetëm në 24 orët e fundit, të cilët ishin të prekur nga virusi korona.

Gjatë mbrëmjes së djeshme u bë e ditur se shifra e të vdekurve nga ky virus në Itali ka kaluar mbi 10 mijë, ndërkaq numrat e sotëm vetëm se janë duke e rënduar edhe më shumë bilancin e viktimave.

Kujtojmë se Italia e cila është në një krizë të madhe nga ky virus, po vazhdon të jetë vendi i parë me më së shumti të vdekur nga Covid-19, duke lënë pas Spanjën dhe Kinën, e që nga kjo e fundit edhe filloj të përhapej kjo pandemi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu