Edhe Tuzi pjesë e Unionit të komunave Shqiptare

Mediat serbe kanë shkruar se : Komuna e Tuzit që si territor i takon Malit të Zi i është bashkuar Unionit të Komunave Shqiptare, shkruan “Blic” transmeton “Bota Sot”.

Tuzi që kohë më parë fitoi statusin e komunës, mbajti zgjedhjet lokale, ku fitore shënoi koalicioni i partive shqiptare, duke e mundur Partinë Demokratike të Socialistëve të Milo Gjukanoviqit.

Komuna e Tuzit është komuna e dytë nga Mali i Zi që pas Ulqinit i bashkohet Unionit të Komunave Shqiptare në regjion.

Statuti i “Unionit të Komunave Shqiptare” është nënshkruar në takimin në të cilin kanë marr pjesë përfaqësuesit e Tiranës, Prishtinës, Tetovës, Vlorës, Prizrenit, Tuzit, Ulqinit, Preshevës dhe Gostivar.

Selia e Unionit të Komunave Shqiptare do të jetë në Tiranë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here