Edi Rama e thotë troç: Ja kur do jepja dorëheqje

Kryeministri Edi Rama e bëri të qartë se nuk do të jepte dorëheqjen si homologu i tij i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Në emisionin Opinion, këtë mbrëmje, kryeministri tha se do të jepte dorëheqjen vetëm nëse nuk do kishte bërë detyrën.

“Në rastin e Zaevit është komplet gjë tjetër dhe në atë rast çdo kush tjetër do bënte të njëjtën gjë për një arsye tjetër, sepse Zaevi ka kërkuar ndërrimin e emrit, e emrit të vendit e kupton çdo të thotë të ndërrosh emrin e vendit?

Është njësoj tani si ti të ndërrosh emrin të vish të Fevziu ti të quhesh Sami Ameni që të hysh tek Fevziu (I drejtohet Andi Bejtes) .

E kupton çdo të thotë të quhet Sami Ameni të vish te Fevziu. Ose Fevziu të quhet Bruno Vespa që të lidhet direkt me Rain, e kupton dhe pastaj RAI në fund t’i thotë ti s’ke flokë nuk të marrim te Bruno Vespa…Ca do bëjë Fevziu, ca do bësh ti?”, tha Rama.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu