“Edi Rama është mik i dëshmuar i Maqedonisë”, Osmani komenton paralajmërimin për takim me kryeministrin e Shqipërisë

Zëdhënësi i BDI-së, njëherë edhe ministër i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot tha se takimi i paralajmëruar i liderëve të partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama është në kuadër të Vitit të Ri dhe sfidat që e presin rajonin.

Osmani tha se Rama është mik i dëshmuar i Maqedonisë së Veriut.

Sipas informacioneve të mija nuk ka ndonjë agjendë të paraparë prej më herët mbi të cilën do të flitet, por do të jetë më shumë si një lloj takimi për Vit të Ri për të uruar suksese në vitin të cilin e kemi përpara. Në këtë aspekt e shoh edhe këtë takim, më duhet të them se kryeministri i Shqipërisë është mik i dëshmuar i Maqedonisë së Veriut dhe veçanërisht këtë e ka treguar edhe gjatë muajve kur kishim negociata me Bullgarinë, kur bukfalisht në llogari ndonjëherë edhe të Shqipërisë, ekspozohej dhe i tregonte pozicionet edhe të Maqedonisë së Veriut”, tha mes tjerash Osmani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu