Edi Rama në Abu Dhabi për të nënshkruar marrëveshje për tregti të lirë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pritur në takim nga presidenti i Emiratave të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed Al Nayan.

Në llogarinë e tij në Facebook, Rama ka bërë të ditur se së shpejti do ta nënshkruajë një marrëveshje për tregti të lirë ndërmjet Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara.

“I nderuar nga miqësia dhe mikpritja në shtëpi e Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed Al Nayan, me të cilin biseduam për ecurinë e projekteve të mëdha strategjike në fushën e energjisë, turizmit, infrastrukturës, sigurisë, si edhe për marrëveshjen e tregtisë së lirë që do të nënshkruajmë së shpejti”, ka shkruar Rama.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu