Edi Rama parashikon bum turistësh nga Kina me Shengenin Ballkanik

“Me çuarjen para të marrëveshjes së Shengenit Ballkanik ne besojmë se vitin tjetër do të kemi një bum turistësh kinezë, pasi në muajt në vijim do të dakordësojmë se për kinezët nuk do të jetë e nevojshme që të kenë më shumë se një pikë hyrëse në sensin e dokumentacionit dhe praktikisht në të gjithë zonën ku do të funksionojë marrëveshja do të jetë e mundur të lëviznin pa viza”

Kryeministri, Edi Rama, ishte i pranishëm në një ceremoni në kuadër të 70-vjetorit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kinës, nga ku vlerësoi Pekinin si partnerin e dytë tregtar të vendit tonë pas BE-së.

Rama tha se bashkëpunimi mes dy vendeve duhet të rritet, por duke respektuar qasjen e njëri tjetrit, që për Shqipërinë është Perëndimi.

“Nuk është aspak çudi që Kina është partneri më i madh tregtar i Shqipërisë pas BE-së dhe portofoli i kësaj marrëdhënie nuk ka asnjë mundësi tjetër se të njohë rritje të vijueshme. Sot Shqipëria është vendi që çdo vit e më shumë kinez zgjedhin të kalojnë pushimet.

Vetëm këtë vit rritja e turistëve kinezë krahasuar me atë paraardhës është 65%, më e madhe e të gjithë kategorive të huaj. Me çuarjen para të marrëveshjes së Shengenit Ballkanik ne besojmë se vitin tjetër do të kemi një bum turistësh kinezë, pasi në muaj në vijim do të dakordësojmë se për kinezët nuk do të jetë e nevojshme që të kenë më shumë se një pikë hyrëse në sensin e dokumentacionit dhe praktikisht në të gjithë zonën ku do të funksionojë marrëveshja do të jetë e mundur të lëviznin pa viza”- tha Rama.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu