Edita Tahiri e pyet Albin Kurtin: Pse nuk po publikohet teksti i marrëveshjes?

Kosova dhe Serbia janë pajtuar që të heqin dorë nga lëshimi i dokumentit për hyrje-dalje për shtetasit e të dy vendeve. Krerët në Kosovë thanë se reciprociteti është thelbi i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, ndërkaq zyrtarët serbë nënvizuan se kjo marrëveshje nuk nënkupton njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka pyetur qeverinë Kurti se pse nuk po publikohet teksti i marrëveshjes.

Marrëveshja për finalizimin e zbatimit të marrëveshjes për lëvizjen e lirë 2011 u arritë për letra shoqëruese, ajo e targave po pritet. Pyetja është pse nuk po publikohet teksti i kësaj marrëveshjes?”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu