Ekipet e Maqedonisë së Veriut kthehen nga Shqipëria, 72 orë në mision humanitar

Ekipet e shpëtimit të cilat u dërguan për të ndihmuar Shqipërinë pas tërmetit shkatërrues janë rikthyer në Maqedoni.

Më shumë se 72 orë punuan në detyra komplekse për të ndihmuar autoritetet lokale në shpëtimin e të mbijetuarve nga tërmeti dhe pastrimin e tokës.

“Qeveria jonë është nderuar për njerëzimin, përkushtimin dhe profesionalizmin e saj. Si një vend fqinj, Maqedonia dërgoi një ekip të koordinuar nga Drejtoria e Mbrojtjes dhe Shpëtimit, e përbërë nga 35 anëtarë të forcave të mbrojtjes dhe shpëtimit të republikës, dy anëtarë të Ministrisë së Brendshme së bashku me qenin e kërkimit Klea dhe katër anëtarë të Kryqit të Kuq si mbështetje logjistike.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu