Ekipet serbe të shpëtimit pasi që panë se flasin shqip, nuk japin ndihma në Hasanbeg (FOTO)

Banorë të Hasanbegut kanë shkruar se ekipe serbe të shpëtimit të Ushtrisë dhe Policisë së Serbisë që kanë mbërritur për të ndihmuar pas përmbytjeve, nuk po japin ndihma për banorët shqiptarë. Një rast i tillë është alarmuar tek INA, duke thënë se ekipet serbe me kamionë dhe xhipa pasi që kanë hasur disa banorë që kanë kërkuar ndihma, të cilët kanë folur shqip, ata menjëherë janë larguar duke folur mes vete se këndej paska shtëpi shqiptare.

Ja reagimi i bërë edhe tek INA:

“De-Humanizmi sllav…!
Vetura kuqe eshte e kryqit kuq jane 5-6 vetura disa prej tyre te ardhet nga Beogradi targat e serbis, fatmiresisht qellova ne kete rrug dhe fotografova dy serb me uniforma ushtarake te serbis dhe nji maqedone me ta ju thash se kane nevoj per ndihem edhe kta ktuh ma kthej serbish tha: Ne razumem, (nuk pot kuptoj) tani, gjithashtu njeri iu afrua bashke-vozitesit dhe i tha ne gjuhen serbe ktheje veturen se kendej paska shtepija te shqiptarve, ajo maqedonja ju tregonte se ne cilat shtepi duhet me ndihmue dhe u zhduken se bashshku me komisionin per verifikimin e demeve kjo eshte skandal ftoj mediumet shqipfolse te mirren me kete problematik, kjo flet se shtetit i ka ardhen fundi, kjo nuk eshte shtet pardon ketu mbizoterojn grupet e interesit!

1 2


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu