Ekskluzive: ABC News ndërron pronar, e blejnë Devollët e Kosovës. Zbulohet shifra marramendëse

Sezoni i ri e ka gjetur me ndryshime të mëdha tregun mediatik shqiptar, ku tashmë futet një aktor i rendësishëm siç janë kompania “Devolli Group” nga Kosova, të cilët janë në negociata për blerjen e televizionit, tashmë gjeneralist, ABC.

Burime bëjnë me dije se palët janë në përfundim të negociatave dhe ABC do t’u kalojë Devollëve, të cilët kanë një mori biznesesh të vendosura në Kosovë.

Burime bëjnë me dije se gjatë ditës së sotme, njëri prej vëllezërve Devolli ka vizituar ambientet e ABC në Tiranë dhe bashkë me Kushtrim Gojanin e Klan Kosova kanë takuar drejtorin aktual të ABC, Idaver Sherifin.

Futja e bizneseve të Shqipërisë në Kosovë është një fenomen që ka ndodhur më parë, ndërsa risi është investimi i Devollëve në tregun mediatik shqiptar.

Ndërkohë, ABC Management, me pronar Klodian Allajbeun vijon të ketë pronësinë e televizionit T7 dhe Gazeta Express në Kosovë. Duket se grupi mediatik synon të fokusohet te këto media pas shitjes së televizionit ABC.

Siç bëjnë me dije burimet, palët duket se kanë rënë dakord për një shifër rreth 10.3 milion euro, megjithatë shifra do të konkretizohet në firmosjen e kontratës. Gjatë ditëve në vijim pritet një vizitë e përfaqësuesve të kompanisë “Devolli” në Tiranë për të parë ambientet e televizionit që do të blejnë.

Televizioni ABC ka njohur një rritje të ndjeshme audience gjatë viteve të fundit pasi u ble nga “ABC Management” duke kaluar nga një television “lajmesh” në një media gjeneraliste me programacione të shtrenjta duke konkurruar të mëdhenjtë e tregut./Maska.al/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu