Ekskluzive: BDI e Dizhonit përze Artan Grubin dhe Shaip Zendelin

Ka përfunduar ende pa filluar mbledhja e mbrëmshme e nëndegës së BDI-së në Dizhon. Burime të sigurta të gazetës Lajm thonë se anëtarët e BDi-së në këtë nëndegë kanë shprehur pakënaqësi nga prezenca e deputetit Artan grubi dhe drejtorit të Fondit Pensional, Shaip Zendeli.

“Në mbledhje kishin ardhur për të prezantuar edhe përfaqësuesit e degës së Çairit, Bekim Neziri, Artan Grubi dhe shaip Zendeli. Pa filluar mbledhja, anëtarët u rrebeluan dhe thanë përfaqësuesve Artan Grubi dhe Shaip Zendelit se janë të padëshirueshëm. Për këtë arsye mbledhja u ndërpre”, thonë ekskluzivisht për Gazetën Lajm, burime partiake, duke shtuar se sipas gjitha gjasave ky rast edhe është incizuar me telefon nga ndonjë prej anëtarëve të nëndegës.

Ky incident është vazhdimësi e përçarjeve në degën e BDi-së në Çair, që filluan para më shumë se një muaji, kur kryetarit të komunës Izet Mexhiti iu dërgua edhe një plumb në zyrë.

Gazeta Lajm prêt prej BDI-së qëndrim zyrtar lidhur me rastin e fundit, të cilin do ta transmetojmë të plotë, sado që kësaj partie nuk mund t’i besohet kohën e fundit për shkak të shmë premtimeve të rrejshme që ia kanë bë elektoratit shqiptar./Lajmpress


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu