Burime të sigurta nga kryeministria në Tiranë, bëjnë të ditur për Gazetën Lajm se kryeministri shqiptar Edi Rama nesër do të qëndrojë për vizitë në Shkup. Sipas këtyre burimeve, Rama vjen në Maqedoni për të takuar liderët e partive politike shqiptare, por edhe për të realizuar takime me kreun shtetëror të Maqedonisë.
“Në rast se zgjedhjet në Shkup shkojnë në rregull dhe pa ndonjë incident, vizita e Ramës do të realizohet me siguri. Nëse ndodh ndonjë devijim i procesit zgjedhor, atëherë vizita do të dështojë”, kanë thënë burimet e Gazetës Lajm nga Tirana.
Ata bëjnë të ditur se Rama sërish do të kërkojë unifikim të subjekteve politike shqiptare.










