Ekskluzive: Fazli Veliu, Fatmir Limani dhe Tahir Hani formojnë parti të re politike

Është ekskluzive, lajmi vjen nga Kosova! Fazli Veliu, Fatmir Limani dhe Tahir Hani formojnë parti të re politike në Maqedoni!

Informacionet të këtilla vijnë nga rradhët e të pakënaqurve të BDI-së të cilët do të përdorin nostalgjinë dhe tregimin e bukur të LPK-së gjatë kohës së veprimit të tyre nën ish-Jugosllavi.

Lajmi duket bombastik, por tanimë gjithëçka është e mundshme në BDI. Funksionerët largohen një nga një nga partia që fundoset.

Para disa muajsh u largua gjeneral Gëzim Ostreni, Zulfi Adili dhe Muhamed Ismaili të cilët themeluan UNITETIN dhe do ti konkurojnë fuqishëm BDI-së në kampin politik shqiptar, ndërsa tani rishfaqet edhe një fraksion i ri i udhëhequr nga Fazli Veliu, daja i Ali Ahmetit, i cili sipas burimeve tona ndjehet i ofenduar nga nipi i tij. Mësohet se plasaritja që çoi hidhërimin në rrugë pa kthim ishin përgjimet e publikuara nga opozita maqedonase, ku Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi tallnin Fazli Veliun për premtimet e tij astronomike në fushatë dhe sjelljet si “Shumar Stojmiri”.

Nismës së Fazli Velit i është bashkangjitur Tahir Hani, funksionari strugan që është nxjerrë jashtë loje nga Ramiz Merko, dhe Fatmir Limani që nuk po gjen rehatinë vetëm me postin e zv.Drejtorit. Goditja do të vijë javëve në vazhdim kur ish-funksionarët e BDI-së do të provojnë zgjerimin e tyre dhe themelimin e strukturave në teren. Ngelën e paqartë arsyeja e vërtetë e kësaj manovre të Fazliu Veliut dhe grupës së tij. Shumëkush nga ish anëtarët e LPK-së kanë humbur besimin tek kjo garniturë e BDI-së përshkak të dyshimeve se këta persona kanë keqpërdorur 16 miliona euro fonde financiare të diasporës, të destinuara për të ndihmuar financimin e armatimit në Maqedoni. /fol.mk


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu