EKSKLUZIVE/ A do të jenë këta ministrat e rinjë të qeverisë teknike?

Qeveria e re që do të organizojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare pritet të marrë mandatin më 11 dhjetor, sipas marrëveshjes së arritur nga katër liderët e partive politike ne Maqedoni dhe nëse këta të fundit bien dakord që janë plotësuar kushtet për zgjedhje.

Kësaj here marrëveshja ështe ndryshe dhe ka rregulla  të ”rrepta”, caktimi i datës 11 dhjetor për të organizuar zgjedhjet parlamentare duhet  të kalojë numrin e 110 votave në Parlament për të ndryshuar për herë të tretë Kodin Zgjedhor. Kryeministri aktual Emil Dimitriev, sipas ligjit 100 ditë para zgjedhjeve pritet të ketë përsëri rol teknik, njofton InfoShqip.com .

Ministrinë e Punëve të Brendshme pritet ta drejtojë përsëri Oliver Spasovski nga LSDM-ja dhe në atë të Politikës Sociale Frosina Ramenskin,poashtu nga kjo parti.

Edhe në funksionet e zëvendësministrave në Ministrinë e Financave, Administratës Publike dhe shoqërisë informatike dhe në atë të Bujqësisë, do të kthehen Kire Naumov, Aleksandër Kiracovski, respektivisht Lupço Nikollovski.

Sipas shumë gjasave, VMRO dhe BDI nuk pritet të lëvizin ndonjë ministër nga qeveria dhe do të ngelen të pa ndryshueshëm.

E veçanta e kësaj marrëveshje është se pas rezultatit të shpallur nga zgjedhjet parlamentare, të gjithë ministrat dhe zëvendësministrat e LSDM-së do të japin dorëheqjen dhe kompetencat  e ministrive në Punët e Brendshme dhe në atë të Politikës Sociale sipas ligjit do ta ushtrojnë  zv.ministrat deri në formimin Qeverisë së re që do të del nga vota e zgjedhjeve të 11 dhjetorit.

Deri më 15 gusht duhet të dihen emrat e katër anëtarëve të trupit rregullator të propozuara nga katër partitë politike si dhe anëtari i pestë që do të jetë ekspert i pavarur nga fusha e mediave. Ky trup do të ketë për detyrë që 100 ditë parazgjedhjeve të monitorojë raportimin objektiv dhe balancues të televizioneve dhe portaleve në internet, si dhe të bëhet emërimi i redaktorit të programit informativ në TVM 1.

/InfoShqip.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu