Ekspertët: Sërish do të blihet energjia elektrike me çmime më të larta

As Qeveria dhe as EMV-ja shtetërore nuk e zbulojnë çmimin me të cilin do të shfaqen termocentralet shtetërore në tenderin e EVN Home. Edhe pse fjala e fundit do të vendoset në Ilindenska 2, nga atje na thanë përgjigje të kërkojmë në EMV.

Pyetni EMV-në, nga ku do të merrni përgjigjen më relevante”, thonë nga Qeveria.

Nga EMV thonë se nuk e kanë caktuar çmimin, ende janë duke i bërë përllogaritjet. Ndonëse drejtori i kësaj kompanie shtetërore Vasko Kovaçevski, tha për Alsat se në vend të 60 përqindëshit të detyrueshëm të energjisë elektrike të nevojshme për amvisëritë do të sigurohet e gjithë sasia, ata tani thonë se vazhdojnë të analizojnë, nëse mund të sigurojnë më shumë energji elektrike se sa shuma e përcaktuar me ligj.

Përllogaritjet në një Informacion të përgatitur posaçërisht do t’i dërgohen Qeverisë së R. Maqedonisë së Veriut, e cila në seancë të mbyllur do të marrë vendim me rekomandim për SHA EMV, për çmimin dhe sasinë, pas së cilës SHA EMV me të njëjtit, në ofertë të mbyllur, do të aplikojë për prokurimin publik te EVN Home”, shprehen nga EMV.

Loja nxehtë-ftohtë me informacione kaq të ndjeshme për momentin nuk lejohet, komentojnë ekspertët për Alsat. Ata presin që EMV të ofrojë një çmim drastikisht më të ulët nga ai që shitet energjia elektrike në bursat botërore.

Çmimet aktuale të energjisë elektrike në bursën Hupex për korrik, gusht dhe shtator janë 287 euro për megavat orë, dhe për vitin 2023, 243 euro. Sepse EMV ka prodhimin e vet, por edhe pse nuk mjafton, do të japë çmim shumë më të ulët në tenderin e EVN-së, dhe jo sipas tregut, sepse është kompani me përgjegjësi sociale. EMV e mbylli vitin e kaluar me minus milionësh, kështu që vendimi për çmimin do të jetë më shumë i dakorduar politikisht, sesa çmimi aktual i tregut me qëllim që të mbrohen amvisëritë. Megjithatë, do të ketë një mungesë serioze të energjisë që do të duhet të blihet me çmimet e tregut”, u shpreh Sanja Bozhinovska – eksperte e energjetikës.

Afati i fundit për dorëzimin e ofertës së EMV-së në tenderin e EVN Home është 24 qershor. Oferta e termocentraleve shtetërore ka peshën më të madhe në çmimin final të energjisë elektrike që paguajnë qytetarët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu