Eksperti amerikan për Ballkanin Perëndimor: Vuçiq duhet të kërkojë falje dhe të heqë emrin e “Kasapit të Bosnjës” nga rruga

Eksperti amerikan i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Alon Ben-Meir ka thënë cite më parë, Presidenti serb Aleksandar Vuçiq emëroi një rrugë në Beograd me emrin Ratko Mlladiç, i cili po vuan një dënim të përjetshëm për gjenocid.

Ai thotë se Serbia nuk ka të ardhme të ndritshme me këtë mentalitet politik.

“Vite më parë, Presidenti serb Alexandar Vuçiç emëroi një rrugë në Beograd me emrin Ratko Mlladiç, i cili po vuan një dënim të përjetshëm për gjenocid (dënimi i të cilit sapo u mbështet nga një gjykatë në Hagë). Nuk ka të ardhme të ndritshme për Serbinë me këtë mentalitet politik”, ka shkruar Ben-Meir në një postim në Facebook.

Ai thotë se Vuçiq duhet të kërkojë falje dhe të heq emrin e “Kasapit të Bosnjës” nga rruga.

“Vuçiq duhet të kërkojë falje dhe të heqë emrin e ‘Kasapit të Bosnjës’ nga rruga”.

Dy ditë më parë, Ratko Mlladiq u dënua me burgim të përjetshëm. Leximi i vendimit ndaj tij zgjati rreth një orë.

Dhoma e Apelit hodhi poshtë të gjitha ankesat e paraqitura nga mbrojtja e Mlladiqit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu