Eksperti flet nga Uashingtoni: Shqipëria duhet të ketë kujdes nga Irani

“Shanset që Irani të krijojë një farë shqetësimi në Shqipëri janë të vogla por gjithsesi duhet pasur parasysh që kërcënimet janë bërë”. Kështu mendon eksperti i çështjeve ndërkombëtare dhe sigurisë Adrian Shtuni, i cili në një lidhje ‘live’ me emisionin “Real Story” në News24 nga Uashingtoni ka folur për situatën e krijuar mes SHBA-ve dhe Iranit dhe rolin e Shqipërisë.

Ai tha se nisur nga deklaratat e liderëve shqiptarë dhe dëbimi i ambasadorit të Iranit, Shqipëria në një farë mënyre i ka hedhur dorezën në fytyrë Iranit, pra e ka sfiduar dhe duhet pasur kujdes.

“Mendoj që Shqipëria ka marrë vendimin e duhur për pranimin e muxhahedinëve, si pranimi i një kërkese që ka ardhur nga SHBA drejtpërdrejt por që është në linjë të drejtpërdrejt me vlerën e shoqërisë shqiptare.

Ka një shqetësim sa i përket çështjes së sigurisë. Shanset që Irani të krijojë një farë shqetësimi në Shqipëria janë të vogla por gjithsesi duhet pasur parasysh që kërcënimet janë bërë. Nëse ka shans që Irani të godasë brenda SHBA, janë më të ulëta.

Për mendimin tim rrezikshmëria është ekzistente. Ka pasur tendenca më para. Dëbimi i ambasadorit ishte një farë ofendimi i drejtpërdrejt, një farë hedhje e dorezës në fytyrë. Gjithashtu deklaratat e liderëve që e kanë identifikuar Iranin si burim destabiliteti. Soleimani ka pasur gjak në duar për v ra sjen e qindra amerikanëve kështu që goditja ka qenë e pritshme. Sa i përket aspektit të rrezikshmërisë me të cilin përballet Shqipëria duhet të kihet kujdes. Aftësitë e Iranit për të goditur në mënyrë asimetrike janë shumë të limituara. Goditja e dy bazave ishte për të shpëtuar fytyrën”, u shpreh eksperti Shtuni.

data-full-width-responsive="true">

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu