Elektriçistët mobilizohen që të ndihmojnë të dëmtuarit nga përmbytjet (VIDEO)

Përfaqësuesi i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura, tha se janë duke e "ndjekur me vëmendje të madhe" që presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan dhe presidenti i Rusisë Vladimir Putin të flasin në lidhje me çështjen e Sirisë dhe të jenë në bashkëpunim. ( Fatih Erel - Anadolu Agency )

Në shenjë solidarizimi me banorët e prekur nga vërshimet, Shoqata e Elektricistëve “Drita” u ka bërë apel elektricistëve në Maqedoni dhe Kosovë që të mbidhen dhe gjatë ditës së shtunë dhe të diel t’u ndihmojnë banorëve të Hasanbegut që janë dëmtuar nga vërshimet.

“U bëjmë apel të gjithëve që dëshirojnë që të shtune dhe të dielën në ora 8 të mblidhemi te Zegini në Bit Pazar dhe prej aty të nisemi bashkë kush dëshiron të vijnë”, deklaroi Hisni Saliu, nga Shoqata e Elektricistëve “Drita”.

Nga kjo shoqatë po ashtu u kanë bërë apel atyre që kanë mundësi që të ndihmojnë me mjete që nevojiten për sanimin e rrymës elektrike.

“Mund të ndihmojnë edhe me me poçe elektrike se janë djeg dritat atje ose me priza. Zyra gjendet në Gazi Babë rr.173 nr.24 ose mund të paraqiten në telefon në numrin 070206378 kush ka nevojë për ndihmë. Të na ndihmon ndokush. Sepse kush na ndihmon neve ne do ë shkojm t’u ndihmomë atyre”, tha Saliu.

Kujtojmë se mbrëmjes e së shtunës disa vendbanimeve të komunës së Gazi Babës u përshinë nga vërshime e cila shkaktoi viktima në njerëz dhe dëme të mëdha materiale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu