Elmazi: Ka nisur pastrimi i deponisë në Radushë

Kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi njoftoi mbrëmë se ka filluar pastrimi me mekanizim i deponisë në Radushë, e cila besohet se është kërcënuese për mjedisin dhe burimit për ujë të pijshëm, Rashçe.

“Në vazhdën e aksioneve për pastrimin e deponive të egra në territorin e Komunës së Sarajit, në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit, ndërmorëm aksion për pastrimin e deponisë në vendbanimin Radushë. Ky është një tjetër hap në përpjekjet tona për të krijuar hapësira më të pastra dhe më të sigurta për qytetarët. Bashkëpunimi dhe angazhimi i përbashkët japin rezultate konkrete. Për një Saraj më të pastër dhe më të mirë për të gjithë!”, ka shkruar Elmazi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu