Sot filluan punimet për projektin kapital të rregullimit të shtratit të Lumit të Thatë në Komunën e Sarajit, për të cilin Ministria e Mjedisit ka siguruar 376 milionë denarë. Në këtë ngjarje morën pjesë edhe kryeministri Hristijan Mickoski, kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamet Elmazi si dhe kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti.
Elmazi mes tjerash ka shtuar:
“🚨 SARAJI PO E NDRYSHON HISTORINË, PROJEKTI QË PRITEJ ME DEKADA, TASHMË ËSHTË REALITET!
Ndërsa të tjerë flisnin, ne PUNUAM. Ndërsa të tjerë premtonin nëpër fushata, ne SOLLËM INVESTIME KONKRETE!
Rreziku që mbante në vete Lumi i Thatë për shtëpitë, tokat dhe familjet e Sarajit, sot po merr fund! Me mbi 379 MILIONË DENARË investim, 12 KILOMETRA shtrat lumor po rregullohen nga Bojana deri në Gllumovë!
Ky nuk është thjesht një projekt infrastrukturor, është DËSHMI se kur ka vullnet politik dhe seriozitet institucional, premtimet e dekadave bëhen realitet në pak vite qeverisje.
” “Saraji nuk pret më, Saraji NDËRTON! Dhe kjo është vetëm fillimi!” – ka shkruar kryetari i Sarajit, Muhamet Elmazi.










