Embargoja e BE-së ndaj Rusisë, rriten sërish çmimet e naftës

Nafta e papërpunuar Brent u rrit mbi 123 dollarë për fuçi të martën, më e larta që ka qenë për dy muaj. Çmimet e naftës dhe gazit janë rritur në muajt e fundit, të nxitura pjesërisht nga lufta në Ukrainë. Nafta e papërpunuar Brent është rritur më shumë se 70% gjatë vitit të kaluar.

Çmimet e naftës u rritën sërish pas lajmeve për embargon e fundit të BE-së, shkruan BBC.

Russ Mould, drejtor investimesh në AJ Bell, tha se çmimet po rriteshin sepse vendet evropiane tani duhet të gjejnë burime alternative të furnizimit.

Ndërkohë, rritja e kostos së jetesës kërcënon të pakësojë oreksin e disa vendeve të BE-së për sanksione të mëtejshme, të cilat mund të dëmtojnë gjithashtu ekonomitë e tyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu