Emocionuese: Ish refugjati nga Kosova bën dhuratë jo të zakontë për fshatin që i mirëpriti gjatë kohës së luftës

Ish gazetari i lu.ftës, Rexhep Shahu, ka njoftuar se Arafat Abazaj ka ndërtuar një shkollë, një kopësht dhe një ambulancë në fshatin Bardhoc të Kukësit

Ai përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se Arafat Abazaj ishte refugjat nga Kosova, i cili pas 20 viteve pas luf.tës ka blerë tokën dhe e ka ndërtuar dhe kompletuar shkollën fillore e kopshtin e ri në Bardhoc.

Shehu ka treguar se e vetmja kërkesë e Abazajt ishte që shkolla të ketë emrin 27 mars, dita kur u dë.bua nga serbët..

Postimi i plotë:

Dhuratë mirënjohje – një shkollë, një kopësht, një ambulancë.
Sot me 27 mars 2019, në 20 vjetorin e fillimit të eksodit masiv të shqiptarëve të Kosovës drejt Kukësit me 27 mars 1999, një djalë nga Poslishti i Prizrenit, Arafat Abazaj pronar i kompanisë ndërtuese Abazaj, që atëherë ishte 18 vjeç e sot 38, i bën dhuratë mirënjohje për mikpritjen fshatit tim të lindjes Bardhoc të Kukësit. Dhuratë jo të zakontë por një shkollë me kopësht çerdhe e ambulancë.
Arafat Abazaj bëri atë që nuk e ka bërë asnjë biznesmen kuksian për asnjë fshat te Kukësit asnjëherë në tri dekada postkomuniste.
Arafati e ka blerë tokën dhe e ka ndërtuar dhe kompletuar shkollën fillore e kopështin e ri në Bardhoc.
Natyrisht që ishte ndër ditët më emocionuese lidhur me historitë e mirënjohjes e falenderimeve të shqiptarëve të Kosovës ndaj atyre në Shqipëri.
Është gjesti i parë kaq fisnik e madhështor, gjest që nuk e bejnë shtetet tona por e bëri një ish i dëbuar nga dhuna serbe, një ish refugjat po deshët ta quajmë kështu, një djalë që është dëbuar me 27 mars 1999 dhe është paraqitur në gjimnazin e Kukësit Havzi Nela me 28 mars për të vazhduar shkollimin e mesëm të ndërprerë në Kosovë prej dhunës serbe.
Për mirënjohje dhuratë një shkollë! Kjo është gjë e madhe, është dhurata më e bukur që i është bërë ndonjë fshati të Shqipërië nga Kosova.
Arafati Abazaj si shumë shqiptarë të rajonit të Prizrenit është stërnip në Bardhoc, në lagjen time Shahe tek Rizan e Osman Shahu. Ai kishte ardh me gjithë familjen e tij sot në këtë festë të tijën e tonën. Kishte ardhë edhe baba i tij, nipi i Bardhocit, Nazmi Abazaj.
Por kryetari i Kukësit Bashkim Shehu priti më shumë se kaq sot në Bardhoc në një ceremoni të vlerësuar me pjesmarrje të madhe. Pasi Abazin e babën e tij Nazmiun i kishin shoqëruar edhe kryetari i Prizrenit z. Mytaher Haskuka, edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës z. Z.Haxhi Avdyli, edhe deputetja e kryetarja e komisionit të mediave znj. Albana Vokshi edhe autoritetet e Zhurit, kryeplaku i Poslishtit edhe kryetari i qarkut Kukës edhe drejtori i arsimit Kukës e mjaft personalitete të tjera dhe i kishin dhënë edhe vendasit rëndësi këtij eventi të madh siç ishte në të vërtetë.
Kaq mjafton sa per lajmin e sotëm miqtë e mi, sa për tu treguar se përjetova një gëzim të veçantë, pashë shfaqjen madhështore të mirenjohjes së familjes së Arafat Abazajt nga Prizreni për Kukësin, për fshatin tim Bardhoc. Pashë realizimin e një projekti të hershëm të ish kryetarit të komunës Tërthore Rrahman Demaj, projekt që kishte mbetur sirtareve në pritje të mëshirës së qeverisë së Tiranës por që e realizoi stërnipi i Bardhocit, Arafat Abazaj.
Gjeste të vogla të një dashurie të madhe, një dhuratë qe do te mbetet përgjithmonë.
Dhuruesi pati vetëm një kërkesë, kjo shkollë të thirret: Shkolla 27 marsi. Në kujtim të asaj që nuk duhet harruar kurrë.


1 Koment

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu