Emocionuese: Komisionerja në Tiranë i jep foshnjës gji gjatë pushimit

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar procesi i votimit në mbarë vendin. Të shumta kanë qenë incidentet e ndodhura në qytete të ndryshme të cilat kanë marrë vëmendjen e mediave në vend. Por, ajo që ra në sy ishte gjesti i një nëne e cila është fotografuar duke i dhënë gji foshnjës së saj.

Nëna në fjalë, e quajtur Morena rezulton se është komisionere në një qendër votimi në Tiranë. Siç duket, Morena ka “përfituar” nga momenti i pushimit për të dalë jashtë dhe për t’i dhënë foshnjës gji. Fotografitë në fjalë janë publikuar nga gazetarja e njohur Anila Hoxha, e cila ndër të tjera shton se gjatë kohës që Morena ishte duke punuar, bashkëshorti i komisioneres qëndronte me fosnjën në krah jashtë qendrës së votimit duke e pritur atë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu