Emocionuese, nëna heq fëmijën nga karroca për t’ia dhuruar karrocën të lënduarve nga tërmeti

Një nënë e re nga Korça i ka prekur të gjithë ditën e sotme me gjestin e saj, pasi ka shkuar të dhurojë ndihmë për të lënduarit nga tërmeti.

Së bashku me bashkëshortin, ajo ka lënë disa qese për personat e prekur.

Më pas, bashkëshorti ka marrë në krahë fëmijën e tyre duke liruar karrocën, për t’ia lënë personave që kanë nevojë për të.

Të shumtë janë qytetarët që po solidarizohen me të prekurit nga tërmeti, duke dhënë me aq sa kanë mundësi ndihma për personat e prekur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu