Emocionuese, ushtari i FSK-së bëhet baba në ditën e formimit të Ushtrisë

Ushtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Asim Gashi, në ditën kur u formua Ushtria e Kosovës ka pasur edhe një gëzim tjetër, pasi këtë ditë atij i erdhi në jetë një djalë.

Gashi e bëri të ditur lajmin në rrjetin social Facebook, duke thënë se e falënderon Zotin për këtë, njofton Klan Kosova.

“Sot 14 Dhjetor 2018 themelimi i Ushtrisë së Kosovës,sot Kosovës ju shtua edhe një USHTAR Mirë se erdhe biri ynë PRIAM GASHI. Të duam shumë Mami,Babi dhe motra Parsa”, tha Gashi në Facebook.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu