Emri i tij u përfol për President, reagon Lazim Destani, ja deklarata e tij

Në media u spekulua se ka mundësi që për kryetar shtetit të garoj edhe presidenti i kompanisë së madhe Ecolog, biznesmeni Lazim Destani, por ky e ka mohuar një gjë të tillë.

“Lidhur me lajmin që po qarkullon në media për kandidimin e mundshëm të z. Lazim Destani në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, nga Zyra e z. Destani ju njoftojmë se këto janë spekulime mediatike. Përkushtimi i z. Destani është që përmes aktiviteteve filantropike dhe atyre të lobimit ta mbështesë shoqërinë në rajonin tonë dhe më gjerë. Përndryshe, Lazim Destani nuk ka patur dhe as nuk ka plane apo synime për poste politike qofshin ato funksione shtetërore apo partiake. Këtu mund të shtojmë se lidhur me lajmin në fjalë, z. Destani madje, as nuk ka patur ndonjë komunikim me ndonjë parti politike”, thonë nga zyra e biznesmenit Lazim Destani për Almakos.


1 Koment

  1. Zotri Destani duhet me qen President i Maqedonis
    Duhet tju vjen shuuuuuum keq qe Zotri Destani nun ka ndermend te miret me AT pun
    Zotri Destanit i takon posti per President
    Maqedonia Do te ishte per tre vite si Slovenija spo themi si Vjena se duhet shum koh Po si SLO sigurt

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu