Emri i Maqedonisë, mund të lëkundë themelet e qeverisë greke

Ministri i mbrojtjes së Greqisë, Panos Kamenos gjatë kohës së qeverisjes së Kostas Karamanlis i cili ishte kryeministër nga 2004 deri në vitin 2009 dy herë ka pranuar emër kompleks me përcakues gjeografik për problemin e emrit, kështu ka bërë të ditur ish ministrja e jashtme greke Dora Bakojani, transmeton Zhurnal.mk

Kamenos duke komentuar ndodhitë e fundit për bisedimet mes Shkupit dhe Athinës ka deklaruar se partia e tij Grekët e pavarur që është partner koalicioni në qeveri nuk ka pranuar fjalën Maqedonia që të mbetet pjesë e emrit të fqiut veriorë, ka bërë të ditur e përditshmja greke Katimerini.

“Kamenos dy herë gjatë kohës së qeverisjes së Karamanlis ka votuar për një emër kompleks me përcaktues gjeografik që ka qenë pozicion nacional i pranuar nga të gjithë vetëm se Laos me të cilën shkuam edhe në samitin e Bukureshtit”, ka thënë kështu deputetja opozitare Bakojani nga Demokracia e Re.

Kamenos gjatë vizitës së djeshme në kampin ushtarak në Selanik ka thënë se vazhdon të qëndrojë në vendimin e tij nga viti 1992 në takimin me liderët partiak se termi Maqedoni nuk është i pranueshëm për emrin e shtetit fqinjë. Për ndryshim të ndonjë pozicioni sipas tij është i nevojshëm një takim i ri me kryetarin aktual Prokopis Pavlapolus.

Analistët në Greqi komentojnë se Kamenos ka shkaktuar nervozë tek Syriza dhe mendojnë se është koha kur Cipras duhet të intervenojë në qëndrimin e Kamenos, qëndrimi i Kamenos për problemin e emrit sipas tyre mund lëkund themelet e qeverisë.

Ministri i jashtëm Kocias në një intervistë të mbrëmshme ka thënë se problemi i emrit duhet të zgjidhet me kompromis.

“Ajo që është e nevojshme IJRM të tregojë është kultura e koncenzusit dhe kompromisit që do të thotë se as ato e as këto nuk do përfitojnë të gjitha, duhet të gjejmë kompromis që do jetë i pranueshëm nga të dyja palët”, ka thënë Kocias.

Opozita greke tashmë disa muaj paralajmëron se nuk mund të ketë qëndrime të ndryshme nga partitë në pushtet sa i përket politikës së jashtme të Greqisë. Demokracia e Re me vëmendje e ndjek zhvillimin e ngjarjeve sa i përket problemit të emrit dhe qëndrimin e Kamenos.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu